Connect with us

Sport

‘Diamanti’ shqiptar Kristian Shpendi/ talenti kuqezi më i kërkuari në Itali

Kristian Shpendi është kthyer në një lidër të vërtetë në sulmin e skuadrës së Cesena, teksa deri në këtë pikë të sezonit të tij debutues në Serie B ka arritur të shënojë plot 10 gola në 14 sfida, duke u kthyer në objektivin e merkatos të shumë prej emrave të njohur në Serinë A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Napoli, Atalanta, Torino dhe Fiorentina që tani kanë shfaqur interes konkret për futbollistin, por jo vetëm pasi përveç “gjigantëve” të Serie A shërbimet e tij i kërkojnë edhe Cagliari, Como e Lecce, ku Shpendi mund të ketë një vend të sigurtë titullari në formacionin bazë.

Më tej, sipas italianëve theksose se më pranë akordit me “Bardhezinjtë” e Cesena është Fiorentina, me “Violët” që janë të gatshëm të transerojnë edhe binjakun e Kristianit, Stivenin, i cili momentalisht është në huazim se skaudra e Carrerese, nga “Të Kaltërit” e Empoli.

Megjithatë, duket se “diamanti” i Cesena ka marrë një vendim bashkërisht me klubin, teksa nuk do të lëvizë në merkaton e janarit, pavarësisht ofertave për të, në mënyrë që të çojë deri në fund këtë sezon në Serie B, ku klubi deri tani e sheh veten në zonën e skuadrave që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit italian dhe nëse do të arrihet një gjë e tillë Kristiani do të ishte i sigurt një rol si protagonist kryesor atje edhe pa pasur nevojë që të ndërrojë skuadër.

Advertisement