Connect with us

Kronike

Dibran Hoxhaj, i njohur në ‘Tik Tok’, qëlloi ndaj tre të rinjve

Mbrëmja në një lokal nate në Prizren do të përfundonte në një tragjedi. Tre të rinj nga Kukësi ishin duke festuar në kosovë, por njëri prej tyre mbeti i vdekur, pasi ata u konfliktuan me pronarin e një lokali, Dibran Hoxhaj.

Ky i fundit është një personazh i njohur në rrjetet sociale ku reklamon jetën e tij të luksit, por nuk ka nguruar që të tregojë edhe historitë e tij me vepra penale, ku pjesën më të bukur të rinisë e ka kaluar burgjeve. Arben Basha, Rufgen Shehu dhe Visart Cengu, mësohet se janë konfliktuar me Dibran Hoxhaj, për një faturë të lokalit, dhe mes tyre pa pasur një përleshje fizike. Tre të rinjtë, që kanë deklaruar se kanë qenë të paarmatosur, kanë hipur në automjetin e tyre për tu larguar nga lokali, por Hoxhaj, ka qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur rëndë Visart Cengun.

Gjatë rrugës, ky i fundit ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Automjetin e drejtonte Arben Basha dhe ai ka marrë menjëherë rrugën për në Kukës, nëpërmjet doganës së Morinit. Pasi ka deklaruar se çfarë ka ndodhur, dy të rinjtë e mbetur gjallë, kanë shkuar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore, teksa më pas janë nisur drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar. Lidhur me ngjarjen e rëndë, Dibran Hoxhaj, i njohur edhe me nofkën Kobra, është arrestuar nga policia e Kosovës, e cila po mban kontakte të vazhdueshme me homologët e saj shqiptarë, për rastin e vrasjes.

Ndërkaq, në vendngjarje, hetuesit e Kosovës, kanë mundur të gjejnë edhe tre gëzhoja plumbash, që kanë dal nga pistoleta me të cilin Dibran Hoxhaj qëlloi ndaj tre të rinjve. Ky i fundit, madje e ka pranuar publikisht, që një pjesë të veprave penale që ka kryer, kanë ndodhur pas hapjes së lokalit në Prizren.

Advertisement