Kosova
Diçka e madhe po vjen dhe Vizita e shefit të CIA-s në Ballkan/ Flet ish gjenerali amerikan
Një vizitë për të përkrahur rajonin kundër agjendave destabilizuese të Rusisë. Kështu e sheh vizitën e shefit të CIA-s në Kosove, Serbi e Bosnje Hercegovine, ish-shefi i Ushtrisë Amerikane për Evropë, Ben Hodges.
Ai është shprehur se beson që Administrata e SHBA-së është në dijeni të përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit dhe për t’i larguar nga rruga e integrimit. Sipas Hodges, shefi i CIA-s e ka bërë të qartë nëpër takimet e zhvilluar se “asgjë e mirë nuk vjen nga një bashkëpunim më i afërt me Moskën”.
Për gjeneralin amerikan në pension, vizita e shefit të CIA-s në rajon lidhet me ndërtimin e një rezistence kundër dezinformatave ruse dhe ndikimeve kriminale të Moskës dhe për të inkuajuar më shumë afrimin e rajonit me Perëndimin.
Hoxhis shpreson që vizita e Burns do të ketë ndikim pozitiv persa i përket procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi që potencoi se një vizitë e tillë “vjen me një përgatitje të madhe dhe ofrim i përkrahjes dhe inkurajimit”.
Persa i përket veprimeve të Qeverisë së Kosovës në raport me veriun e vendit dhe për atë nëse është imperative që Kosova të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në në këtë periudhë të pasigurisë së madhe, Hodges deklaroi qe mendon se është jetike që SHBA, BE dhe NATO të vazhdojnë përkrahjen për aspiratat e njerëzve të Ballkanit, që të jenë në gjendje t’i gëzojnë liritë e tyre dhe përfitimet e demokracisë.
Burns ka vizituar Kosovën në momentin kur raportet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së janë të pezmatuara. Ambasadori amerikan Jeff Hovenier nuk ka ngurruar që të ngre alarmin për një gjë të tillë, duke thënë se kualiteti i aleancës është dëmtuar nga disa veprime të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.