Politike
‘Diçka po ndodh brenda…’/ Trondit analisti i njohur: Një pjesë e deputetëve të Berishës do…
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend gjatë raportimit vjetor të punës së SPAK, se Prokurorët e Posaçëm në punën e tyre nuk ndikohen nga presionet, shpifjet apo thashethemet.
Analisti Plator Nesturi gjatë një interviste për një emision televiziv, komentoi deklaratat e kreut të SPAK në Kuvend këtë të hënë.
Nesturi u shpreh se një pjesë e deputetëve të Sali Berishës do të jenë subjekt i SPAK, ndërsa shtoi se diçka po ndryshon brenda PD-së, ku analizoi deklaratat e Berishës gjatë protestës së të enjtes.
“Një pjesë e deputetëve të Berishës padyshim do jenë subjekt i SPAK. Është paralajmëruar. Ka pasur dhe ka hetim të emrave të caktuar edhe brenda opozitës. Kemi një listë të madhe të zyrtarëve të lartë, deri në vz.kryeministër që janë bërë subjekt i SPAK. Zoti Dumani nuk është politikan, por jurist. Një pjesë e madhe e opozitës e konsideron SPAK- si grup kriminal, ndërkohë që këtë nuk e bën mazhoranca që është duke u goditur nga SPAK. E shoh PD-në që duket se politikanët e nivelit të dytë të saj, nuk iu imponuan dot Bashës dhe jo Berishës. Brenda PD-së diçka po ndryshon. Berisha nuk ishte në vetën e parë që ai është Berisha, ky ishte mesazh që kjo ishte një protestë postum dhe do ketë zhvillime të tjera.”, u shpreh ai.