Connect with us

Bota

Digjet Greqia! Më shumë se 300 vatra zjarri brenda 24 orëve të fundit

Greqia po përgatitet për atë që pritet të jetë një sezon i gjatë zjarresh i nxitur nga një qershor i nxehtë pa precedentë, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik të vendit.

Më shumë se 300 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë Greqinë brenda 24 orëve të fundit.

Temperaturat tepër të larta që kanë arritur mbi 40 gradë Celsius, erërat e forta por dhe persona që mund të kenë vendosur zjarre me qëllim, janë faktorët e kombinuar bashkë që kanë ushqyer zjarret.

Vetëm një ditë më parë autoritet zbuluan një person të maskuar që i vuri qëllimisht zjarrin një sipërfaqeje pyjore 5 kilometra në jug të kryeqytetit, Athinë.

Flakët u përhapën pas kësaj me shpejtësi dhe dy fshatra u evakuuan ku dëmet llogariten në disa milionë euro.

Rikujtojmë që dhe vitin e shkuar në sezonin e verës, Greqia ishte një ndër vendet që u përfshi në flakë të mëdha.

Advertisement