Kronike
Digjet makina e 21-vjeçares në autostradën Tiranë-Elbasan
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan pranë fshatit Dopaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, teksa automjeti tip BMW ishte në lëvizje.
Nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesja e mjetit, një 21-vjeçare nuk ka pësuar lëndime.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.