Kronike
Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën një 55-vjeçar
Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë për shkak se banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:20 në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa 55-vjeçari me inicialet Gj.B jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i shpëtonte flakëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit