Connect with us

Pinknews

“Dikur doja ‘badboy’/ Ish-banorja e BBV në një lidhje me një akademik?

Moderatorja e njohur Erjola Doçi, pasi pati deklaruar se është single, sot ka pohuar se është në një njohje me një akademik .

Ajo ka shtuar se kohët e fundit ka një tërheqje ndaj njerëzve të mençur, pa dhënë detaje të tjera.

“Jam në një erë njohje, po vetëm kaq, preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo.

E pyetur nga moderuesit se kur e mendon moshën ideale për të patur fëmijë Erjola është shprehur se do ti donte dy binjak brenda të 30-ave duke qenë se në këtë kohë që flasim është 27 vjeçe.

“Unë jam 27 momentalisht dhe besoj se brenda të 30 do i doja 2 binjakë, vdes për binjakë, duke qenë se i kam pasur brenda familjes pres ti kem edhe vetë,” është shprehur  Doçi.

Ndër të tjera moderatorja ka shtuar se ruan marrëdhënie të mira me disa nga personazhet që kanë qenë pjesë e Big Brother Vip por mesa duket një miqësi të veçantë e ka me Rike Roçin pasi është shprehur se:

“Sot nuk u zgjova për faj të Rike Roçit, kam folur deri në orën 4 me kamera sepse ishte sëmurë.”

Po ashtu shtoi se ruan kontakte me Jul Deden, Roza Latin ndërsa me Ledjonën më pak pasi i ka hallakatur vera dhe pushimet.

Advertisement