Connect with us

Aktualitet

Dikush tentoi ta helmonte? Drejtoria e Burgjeve thyen heshtjen: Frutat e detit ia solli familja

Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani aktualisht është e stabilizuar, pas shtrimit të tij me urgjencë në QSUT. Dosja.al u interesua pranë Drejtorisë së Burgjeve, e cila ekskluzivisht deklaron se Dumani më datë 6 shtator është dërguar drejt urgjencës në gjendje të pavetëdijshme.

“Aktualisht, gjendja shëndetësore e shtetasit Nuredin Dumani është e stabilizuar. Më datë 6 shtator 2025, ai u shoqërua nga IEVP “Jordan Misja” drejt urgjencës së QSUT “Nënë Tereza”, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave me mjekë specialistë, ai u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT-së me diagnozën: Gjendje stupor,” thuhet në përgjigje.

Në kërkesën për përgjigje që Dosja.al dërgoi, Drejtoria e Burgjeve thekson se gjatë shtrimit në spital Dumani është konsultuar me disa lloje mjekësh, përfshi neurolog, toksikolog dhe kardiolog. Pas konsultave që kreu me mjekët në QSUT, këta të fundit kanë sygjeruar që Dumani të vijonte për tre ditë trajtimin me Ceftriaxone (trajtim bakterial), Omeprazol (shërben për acidin e tepërt në stomap) si dhe Enoksiparin (hollues gjaku).

“Gjatë qëndrimit në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, Dumanit iu kryen analiza laboratorike dhe imazherike, si dhe u konsultua me mjekë të fushave të ndryshme: neurolog, toksikolog, kardiolog dhe anestezist-reanimator. Më datë 7 shtator 2025, ai doli nga spitali me gjendje të përmirësuar dhe me rekomandim për vijimin e trajtimit në Qendrën Shëndetësore të Burgut (QSB). Sipas dokumentacionit, nuk u evidentuan probleme të tjera shëndetësore, por iu rekomandua të kryente një EEG dhe të vijonte për tre ditë trajtimin me Ceftriaxone, Omeprazol dhe Enoksiparin. Po më 7 shtator, pasi doli nga QSUT, ai u paraqit në QSB sipas rekomandimeve, por refuzoi shtrimin në Spitalin e Burgut, gjë që është dokumentuar në fletën përkatëse të orës 13:25. Gjendja e tij aktuale është e stabilizuar,” vijon emaili nga Drejtoria e Burgjeve.

Pergjigja

Të pyetur në lidhje me origjinën e ushqimit të detit që Dumani kishte konsumuar, Drejtoria e Burgjeve theksoi se familjarët i kanë sjell karkaleca më datë 29 gusht.

“Nga verifikimet në regjistrat zyrtarë, rezulton se familjarët e tij kanë sjellë ushqime që përfshijnë edhe fruta deti, konkretisht karkaleca, më datë 29 gusht 2025. Ky ushqim është futur brenda rregullave të institucionit dhe është sjellë nga të afërmit e tij,” përfundon përgjigja

Nuredin Dumani pati probleme me shëndetin mbrëmjen e 6 shtatorit, ku është gjetur nga rojet e burgut në gjendje të fikti në qelinë e tij. Pas transportimit në urgjencën e QSUT-së, pas disa konsultave dhe mjekimeve, gjendja e Dumanit është përmirësisht ndjeshëm dhe një ditë më vonë ka lënë ambientet e spitalit për tu rikthyer sërish në burg.

Advertisement