Sport
Dilema e Sylvinhos/ Formacioni zryrtar i kombëtares kundër Moldavisë
Shqipëria u ka dhënë dorën përgatitjeve për ndeshjen e parë në shtëpi dhe të dytën të këtyre kualifikueseve, teksa sot në mbrëmje do të përballet me Moldavinë në “Air Albania”, një takim ku vlen vetëm fitorja për objektivin që është kualifikimi në Europianin e Gjermanisë 2024.
Grupi i lojtarëve është i plotë dhe gati për këtë përballje, e cila do të startojë në orën 20:45, me një stadium i cili pritet të jetë pothuajse i mbushur. Dje, pas konferencës për shtyp, ku përpara gazetarëve ka folur trajneri Silvinjo dhe kapiteni Hysaj, ekipi ka zhvilluar në stadiumin e ndeshjes, seancën e fundit zyrtare para Moldavisë.
Braziliani ka pasur kohë gjatë kësaj jave më së shumti, duke qenë se ka punuar me grupin e plotë, për të nxjerrë edhe titullarët që do të zbresin sot në fushë dhe do të tentojnë pikët maksimale ndaj kundërshtarit që aktualisht ka dy pikë në grup. Sa i përket skemës, Silvinjo pritet ta nisë me 4-1-4-1.
FORMACIONI- I pyetur për portën, Silvinjo u shpreh gjatë konferencës se do të vendosë pak para ndeshjes, pasi të dy, si Berisha dhe Strakosha janë atyaty dhe kjo mbetet dilema më e madhe e trajnerit.
Sa i përket repartit të mbrojtjes, pritet që në qendër të fillojë Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, ndërkohë që krahët do t’i mbulojnë, Hysaj djathtas dhe Mario Mitaj nga e majta.
Mbrojtësit 19- vjeçar, që luan te Lokomotiva e Moskës, pritet t’i besohet një vend titullari. Ndërkohë, para mbrojtjes do të vendoset Ylber Ramadani, ndërsa para tij Keidi Bare dhe Nedim Bajrami.
Nga krahët Shqipëria do të ketë Myrto Uzunin dhe Jasir Asanin, njësoj si në ndeshjen me Poloninë, ndërkaq në majë, Silvinjo pritet t’i besojë Sokol Cikalleshit.
(BalkanWeb)