Connect with us

Kosova

Dilema hamletiane/ Fadil Maloku: SHBA s’ka miq dhe armiq të përhershëm

A duhet Kosova ta sakrifikojë të ardhmen e saj të afërt,por, të sigurt, në këmbim të një të ardhme të ndritur, por, të pasigurt?! – Kjo është pyetja që ngre analisti i njohur kosovar, Fadil Maloku në një kohë mjedisi politik mjaftë të rënduar në Prishtinë.

Sipas tij, kjo “dilemë hamletiane” para së cilës gjendet aktualisht i gjithë estabilishmenti politik po edhe ai civil kosovar, ka të bëjë me atë se çfarë vendimmarrje duhet të kenë ata si aktorë kryesor politik, në këto momente padyshim historike,  jo vetëm për Kosovën, por për gjithë të ardhmen e shqiptarëve ne Ballkanin Perëndimor

Për Malokun, marrëveshja apo plani franko gjerman, duhet të ishte analizuar, vlerësuar dhe interpretuar mundësisht nga të gjitha këndvështrimet dhe profilet profesionale shkencore e akademike. Pra, duhet të ishte ngritur një ekip ekspertësh, pa ngarkesa as ideologjike, as politike e as klanore, por vetëm me profesionalizëm e meritokraci; juridike, politike, diplomatike, historike, ekonomike, sociologjike e antropologjike.

Për analistin Maloku, Kosova duhet të tregohet shumë e vëmendshme dhe shumë e kujdesshme me aleatët, në mënyrë që interesat shtetërore jo vetëm t’i ekonomizojë (me çmimin më të ulët të mundshëm) dhe t’i vë pa asnjë dyshim në funksion dhe në shërbim të interesave kombëtare, por, edhe t’i sinkronizojë ato me interesat e reja gjeopolitike (që po i dikton invazioni rus në Ukrainë) të “shtratit të “Prokrustit” amerikan.

“Them “shtratit të Prokrustit” amerikan, për arsye se në këtë “pazar” me Serbinë, logjika dhe teoria e “interesave” kisingjeriane, na mëson se; “Amerika, nuk ka as miq e as armiq të përhershëm, por, ka vetëm interesa të përhershme” – theksoi Fadil Maloku

Advertisement