Aktualitet
DINAMIKA/ Pasi vrau të parin italianin, Taulanti goditi gruan që ishte në krevat
Pas vrasjes së fqinjit të tij Massimo De Santis, shqiptari Taulant Malaj hyri në banesën e tij në mes të natës dhe nisi të sulmonte me thikë gruan që ishte në krevat.
Kështu thonë autoritetet italiane të cilat kanë zbardhur pamjet e kamerave të sigurisë që Malaj kishte në shtëpinë tij.
Në natën mes 6 dhe 7 majit, ai është vërsulur drejt bashkëshortes së tij Tefta teksa ajo po flinte në shtratin e saj. Menjëherë pas kësaj, Xhesika ndërhyri dhe u përpoq të mbronte me forcë nënën e saj dhe të mbante larg babain.
Dy femrat u përpoqën për disa minuta të mbroheshin dhe të çarmatosnin shqiptarin, pa mundur megjithatë t’i rrëmbenin thikën nga duart. Burri vazhdoi t’i bërtiste gruas dhe vajzës së tij edhe nisi tē godiste me thikë trupat e tyre.
Vrasja është parë edhe nga djali i tij 5-vjeçar, i cili u zgjua nga britmat në shtëpi. Fëmija i mbijetoi masakrës dhe iu besua dajave të tij.