Sport
Diogo Costa “përzë” Slloveninë, Portugalia gjen “Gjelat” në çerekfinalet e Euro 2024
Padyshim që nuk pritej diçka e tillë. Portugalia vuajti shumë ndaj përfaqësueses së Sllovenisë, ku pasi nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në kohën e rregullt e as në kohën shtesë iu drejtuan goditjes së 11-metërsh, nga ku fitues dolën portugezët, duke avancuar kështu, në çerekfinalet e Kampionatit Evropian të futbollit.
Një pengesë e madhe në lojën portugeze mund të konsiderohet edhe përqëndrimi i aksioneve, te lideri i tyre, Cristiano Ronaldo, i cili pavarësisht se pati një mori shansesh, duket se i ka humbur reflesket e vjetra, duke lënë disi në “baltë”, Kombëtaren e tij.
Mirëpo, 5 herë fituesi i Topit të Artë, shpërdoroi një penallti e fituar më së miri nga “fantazisti”, Diogo Jota, me kapitenin portugez, i cili dërgon topin në krahun e djathtë të portës, por që pritet nga “gardiani” slloven, Jan Oblak, duke e dërguar sfidën drejt goditjes së 11-metërshave, nga ku “Luzitanët” u treguan më të saktë, me “shtatlartin” portugez, Diogo Costa i cili u tregua fantastik duke pritur plot penallti, ato të Ilicic, Balkovec e Verbic.