Kosova
Diplomacia e shëmtuar SHBA-BE, dhe Bota Serbe/ Kërcënimi i luftës më afër se kurrë
Analisti Muhamet Kelmendi ka komentuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike në Kosovë. Sipas tij, me themelet e asociacionit po ndërtohet edhe e ashtuquajtura Bota Serbe. Ai e quan të papranueshme politikën amerikane dhe atë të Bashkimit Europian lidhur me Kosovën. Sipas tij, prej presionit për themelimin e asociacionit, po bëhet realitet politika raciste dhe Serbia e madhe.
Duke komentuar intervistën e fundit të Daniel Server, dhënë “Zërit të Amerikës”, ku midis tjerash, ai foli edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe teksa deklaroi se Kosova nuk fiton asgjë e Serbia po, Kelmendi deklaroi se “Kjo është diplomaci e shëmtuar”
“Presioni ndaj Kosovës i Brukselit dhe i Uashingtonit është i lartë dhe pa ndonjë parim ose bazë të qartë juridiko-politike. Me këtë presion po i bëhen lëshime shovinizmit serbomadh në llogari të shqiptarëve dhe të Kosovës. Bota serbe po fiton. Me formimin e asociacionit në fakt po realizohet ideologjia serbomadhe për një botë serbe nacional-shoviniste. Me këtë po realizohet interesi nacionalist serb dhe kombi serb, edhe pse në pakicë nëpër vende të ndryshme, po fiton subjektivitet dhe po krijohen kushtet për një Serbi të Madhe” – theksoi Muhamet Kelmendi
“Nacional shovinistët serb” – tha ai – “e fituan Republikën serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë me dhunë, terror dhe gjenocid. Po me dhunë e masakra pas Luftës së Dytë Botërore, nacional shovenistët serbe e serbizuan Vojvodinën. Janë duke punuar për të serbizuar Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun. Dhe atni edhe territoret shqiptare të kolonizuar me kolonë serb në Kosovë po i organizojnë në asociacion”
Sipas analistit Kelmendi, “Kjo botë serbe po bëhet realitet dhe pritet edhe bashkimi i tyre edhe territorial”