Kosova
Diplomacia fluturuese/ Emisari Miroslav Lajçak në Prishtinë
Diplomacia fluturuese
Emisari Miroslav Lajçak në Prishtinë
Para 18 marsit, kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Ohër, emisari Miroslav Lajcak, do bëjë “kontrollet” e fundit në Prishtinë dhe Beograd rreth planit të zbatimit të propozimit evropian. Zevendeskryeministr Besnik Bislimi thotë se Lajçak vjen këtë javë, ndërkaq dita e saktë nuk dihet.
Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, siç u bë e ditur pas takimit të 21 shkurtit në Bruksel, do të vazhdojnë përmes së ashtuquajturës “diplomaci fluturuese”. Sipas Bislimit, ka thënë se emisari special i BE-së vjen në Prishtinë per te parë punën që ka bërë pala kosovare për udhërrëfyesin e zbatimit të propozimit evropian, që është pranuar nga Kosova dhe Serbia.
Para vizitës së tij në dy kryeqytetet dhe para takimit të Ohrit, Lajçak ka thënë se në tavolinën e tij ka 16 modele ekzistuese funksionale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që i ka ndarë me Kosovën dhe Serbinë. Sipas tij, ato mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.