Kosova
Diplomati amerikan akuzon Perëndimi për miopi të qëllimtë
Diplomati amerikan në pension dhe ish-ambasadori i misionit të OSBE-së, William Walker ka folur sërish për procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u shpreh se bisedimet mes të dy vendeve janë duke vazhduar për një kohë të gjatë dhe se ka patur shumë pak progres.
Walker ka thënë se të gjithë e kuptojnë që Kosova dëshiron normalizim të raporteve, por duket se Serbia nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Veterani i diplomacisë amerikane deklaroi se presidenti Aleksander Vuçic dhe Serbia, me refuzimin për ta njohur Kosovën, dëshirojnë që te zvarrisin procesin e negociatave në pafundësi. Walker tha se duket që Perëndimi po i bën presion Kosovës por jo edhe Serbisë, dhe theksoi se s’është shumë optimist për negociatat.
“Ato janë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë me shumë pak progres. Vuciç dhe Serbia, me refuzimin e tyre për ta njohur Kosovën, do ta zvarrisin procesin përgjithmonë. Kosova dëshiron të normalizojë raportet dhe dëshiron të bëj paqe në rajon, kurse Serbia jo. Ajo duket se dëshiron që ta zvarris dhe ta bëj komunitetin ndërkombëtar t’i bëj presion Kosovës, dhe po e bëjnë, por s’duket që po i bëjnë presion të fortë Serbisë. Kështu që s’jam shumë optimist për procesin e negociatave”, ka thënë Walker, i cili gjithashtu u shpreh se nuk arrin të kuptoj pse Kosova është nën sanksione, edhe pse është një shtet demokratik, me demokraci funksionale si çdo shtet në Evropë apo në botë.
“Nëse do të ndodhte në Kosovë një rast i njëjtë sikurse ai me politikanin Sanduloviç në Serbi, i cili u dhunua nga inteligjenca serbe per arsyen e veteme se vendosi lule ne varrin e heroit Adem Jashari, do të bëheshin hetime dhe përgjegjësi do të dilte para drejtësisë” – u shpreh diplomati I njohur.
Amerikani Walker ka përmendur edhe proceset politike dhe zgjedhjet, duke thënë se në Kosovë ata që humbin zgjedhjet i lirojnë zyrat kurse në Serbi, Vuçiç po qëndron në pushtet permes manipulimit dhe vjedhjes së votave.