Connect with us

Lifestyle

Disa arsye që çojnë në debate të forta një çift

Martesa është një marrëdhënie dhe lidhje, kryesisht midis një burri dhe një gruaje, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në ekzistencën dhe në mbarëvajtjen e familjes. Përcaktimi i saktë i martesës ndryshon historikisht, si midis, ashtu edhe brenda kulturave, por sidoqoftë ruhet koncepti bazë i saj si një lidhje shoqërore e sanksionuar në një marrëdhënie të caktuar seksuale.

Tradhtia: Njëri nga partnerët gjen kënaqësi në seksin jashtëmartesor.

Pushteti: Disa burra dhe gra nuk falin që të kenë njëfarë pushteti mbi bashkëshortin. Kështu, kur lind një debat, përdorin një ngjarje të së shkuarës si pretekst për ta marrë situatën në kontroll.

Mëria: Vragat e së shkuarës mund të kërkojnë kohë që të shërohen. Njëri nga bashkëshortët mund të thotë të kam falur, por mban mëri për atë që ka ndodhur, ndoshta duke pritur të marrë hak.

Zhgënjimet: Disa martohen të bindur se martesa do t’u shkojë si në përralla. Kur lindin mosmarrëveshje, ngulin këmbë t’u dalë e vetja dhe habiten si është e mundur që njeriu ideal i jetës mendon ndryshe. Kur pretendojmë gjëra përtej realitetit, priremi më shumë të gjejmë të meta sesa të falim.

Keqkuptimet: Shumë çifte nuk falin, sepse keqkuptohen. Gjithsesi të falësh mund të jetë e vështirë, sidomos në lidhjen e ngushtë burrë e grua.

Advertisement