Lifestyle
Disa metoda të zgjuara për vajzat që nuk dinë të flirtojnë
Është e vështirë të besosh se ka ndonjë vajzë që nuk di se si të flirtojë me një djalë.
Flirti është një art më vete për shumë njerëz. Kjo është diçka që mund të përvetësohet vetëm me praktikë. Nëse ti thjesht shkon te një person dhe hedh pas tij “copa buke” për t’i treguar rrugën, dihet që nuk do të funksionojë.
Duhet të jesh shumë e përgatitur në artin e flirtit për të arritur sukses. Ja disa metoda të flirtit, me anë të të cilave ti do ta bësh për vete një mashkull.
1. Hidh një sy gjithandej në stacion autobusi, për dy sekonda, pastaj hidh edhe një shikim mbrapa për t’u përqendruar tek ai që të ka bërë përshtypje.
2. Je ulur në një vend plot me djem? Ktheje karrigen anash, kryqëzoji këmbët dhe kalo gishtat në flokë.
3. Përplasu me trupin e tij kur je duke nxituar dhe pastaj justifikohu: “Ah, ndjeva sikur isha duke i rënë një muri.”
4. Gjatë një xhiroje me motor, kërkoji atij të të tregojë historinë “e tmerrshme” të tatuazhit që ka bërë.
5. Bëj koment mbi veshjen një djali të veshur keq: “Kjo nuk është ngjyrë e përshtatshme për meshkuj, por mund të gjendet një zgjidhje”.
6. Shko shpesh në vende sportive dhe djalin që është ulur afër teje pyete cili është ekipi i tij i preferuar. Kështu, edhe ti e di cilën skuadër do simpatizosh.
7. Në dyqanin e aksesorëve, kërko ndihmë për një dhuratë që do t’i blesh një miku. Thuaj që “ai është gjeni në teknologji, por edhe seksi, si ju”.
8. Tregoji një djali që sheh në palestër se ti vrapon çdo ditë sa në punë, sa në palestër. Në këtë mënyrë do t’i vësh në dukje se po të vjen keq për stërvitjen e tij rraskapitëse.
9. Dhuroji një palë boksera mëndafshi atij djalit që ke përballë pallatit. Me këtë rast, i tregon që të kujdeset për derën e ballkonit, që nuk punon mirë kohët e fundit.
10. Përdor gjuhën për të marrë atë thërrimen e fundit nga buzët e tua, ndërsa je duke ngrënë darkë me të.
11. Kur të jesh në kinema, lëviz gishtat lart e poshtë krahut të tij.
12. Shko në tualet gati e zhveshur, por gjithmonë duke i hedhur atij një sy.
13. Brohorit kur je duke ndjekur lojën e tij në futboll dhe sidomos gjatë pasimeve të bukura që bën ai.
14. Uluni bashkë në kuzhinë dhe shikoje atë kur bën rrëmujë të tmerrshme duke gatuar: por kjo është më mirë se gjithçka në këndin e ushqimit.
15. Vish një fustan të shkurtër dhe lejoje atë të të ndjekë gjatë ngjitjes së ngadaltë të shkallëve.