Bota
Disa viktima nga të shtënat në një shkollë katolike/ Trump: Situatë e tmerrshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi në lidhje me të shtënat e regjistruara në një shkollë katolike në Minesota. Trump përmes një postimi në Truth Social shkruan se FBI-ja reaguar menjëherë dhe ndodhet në vendngjajre.
Ai thekson se kjo ngjarje është e tmerrshme dhe se po lutet për të gjithë përsonat që janq të përfshirë në këtë sulm të armatosur. Sipas informacioneve, janë konfirmuar dy vdekje ndërsa të paktën 14 persona janë plagosur.
Sulmi ndodhi në periferitë jugore të Minneapolis, ku ndodhet një kishë katolike në të cilën në atë kohë mbahej mesha e përditshme, e cila ndodhet pranë një shkolle katolike për fëmijë të moshës 13-14 vjeç. Një burrë i armatosur i veshur me të zeza thuhet se është përgjegjës për të shtënat. Autori është prangosur ndërsa aryset që çuan atë të kryejë këtë akt të rëndë ende nuk dihen.
Trump në Truth Social: Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të gjithë të përfshirët!

