Connect with us

Politike

Distancohet nga Meta për sulmet ndaj SPAK? Kryemadhi: Lufta ime është betejë politike, jo me prokurorët

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e Porkurorisë së Posaçme prej rreth 5 orësh. E pyetur nga gazetarët nëse ndahet nga bashkëshorti Ilir Meta për sulmet ndaj SPAK, Kryemadhi tha se po.

Kryemadhi tha se nëse do sfidonte drejtësinë nuk do ishte nga deputetet që kanë dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin. Ajo shtoi se lufta e saj është betejë politike dhe jo me prokurorët.

“Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi,. Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputete e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin. Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj. Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ndahemi.”, tha Kryemadhi.

Advertisement