Aktualitet
Dita Kombëtare e Austrisë/ UNIQA, investitori strategjik me ndikim në ekonominë shqiptare
26 Tetori shenjon Ditën Kombëtare të Austrisë, një prej shteteve më mike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por raportet Shqipëri-Austri janë të hershme dhe të forta. Më 18 shkurt 1922, një shekull më parë, ministri i Jashtëm i Austrisë, Leopold Hennet, do të firmoste përgjigjen e kërkesës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, imzot Fan Nolit, me anë të së cilës njofton se Austria e njeh Shqipërinë si një shtet sovran dhe të pavarur. Kjo njihet si data e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve në kohën moderne. Pa harruar faktin se, ndikimi i Austrisë në shpalljen e pavarësisë në 28 nëntor 1912 ishte vendimtar. Shqipëria dhe Austria ndajnë një miqësi të hershme. Dhe nuk janë vetëm albanologët, studiuesit e gjuhës dhe etnogjenezës shqipe. Një rol kyç në forcminin e miqësisë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve kanë luajtur edhe kompanitë e mëdha austriake, të cilat prej vitesh investojnë në vendin tonë. Një prej tyre është edhe “UNIQA Insurance Group”, kompania e cila daton prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”. Ndërsa sot, ajo mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me një shtrirje në 17 shtete, ku operon përmes 40 kompanive. Ajo zotëron 21% të tregut të sigurimeve në Austri dhe është më e madhe në segmentin e sigurimeve shëndetësore. Ndërkohë, sipas studimeve të pavarura, “UNIQA Insurance Group” është prej shumë vitesh marka më e njohur dhe më e besueshme e sigurimeve në Austri. Grupi numëron rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientë në 17 shtete dhe mbi 6,3 miliardë prime euro vjetore. UNIQA punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.
Po kush e solli gjigandin austriak në Shqipëri?
Gjithçka nisi me një rrugëtim që u konkrektizua në shkurt 1999 por që ishte nisur shumë më herët. Ishin 5 veta, 1 zyrë dhe një kapital prej vetëm 400 mijë dollarësh. Ndërsa sot kryesojnë tregun, janë në avangarde me kompanitë simotra dhe numërojnë mbi 2400 punonjës e agjentë dhe mbi 1200 zyra. Po flasim për SIGAL UNIQA Group Austria, kompaninë lider të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri e më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ishte ajo që arriti të sillte në vendin tonë një prej emrave më të rëndësishme të financave austriake dhe Europiane, “UNIQA Insurance Group”, ndërsa sot vijon të ruajë pozicionin e liderit në treg. Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri, përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kjo e fundit numëron mbi 1,2 milion klientë në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. CEO i “UNIQA Insurance Group”, Andreas Brandstetter e vlerëson me superlativa bashkëpunimin me SIGAL dhe themeluesin e drejtuesin e saj z. Avni Ponari duke theksuar se nuk është penduar kurrë që vendosi të niste bashkëpunimin 16 vjet më parë. Ai shprehet shumë i kënaqur edhe për faktin se SIGAL UNIQA është lidere në treg dhe ka një rol të rëndësishëm në grupin që ai drejton.
“Rreth 25 vjet më parë SIGAL UNIQA nuk ekzistonte. Së bashku me një grup të vogël prej disa personash Avni Ponari vendosi të ngrinte një kompani nga hiçi dhe sot SIGAL UNIQA është grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e cila mbështet miliona klientë për të pasur një jetë më të mirë dhe më të sigurtë. Jemi kaq krenarë që kemi SIGAL Uniqa pjesë të familjes tonë europiane.
SIGAL UNIQA është një kompani e cila jo vetëm mbledh të ardhura, por i kthen mbrapsht ato në shoqëri, jo vetëm përmes dëmshpërblimit të klientëve por edhe për komunitetin, duke ndihmuar dhe mbështetur financiarisht aktivitete të llojeve të ndryshme. Këto janë kompanitë e mëdha dhe këto janë njerëzit e mëdhenj si Avniu”, thotë Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”.
Por a i ka përmbushur SIGAL UNIQA pritshmëritë e Grupit austriak?
“Është afër Austrisë dhe të gjitha planet që kemi pasur dhe të gjitha pritshmëritë që kemi pasur janë përmbushur plotësisht. Disa gjëra janë mbipërmbushur kështu që jemi shumë të lumtur”, thotë CEO i Grupit, Andreas Brandstetter.
NGJARJE TË RËNDËSISHME NË SHQIPËRI, REALIZUAR FALË UNIQA-S
Ardhja e armëve origjinale të Skënderbeut me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë
Armët origjinale të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbej, u ekspozuan në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, për herë të parë në Tiranë pas 500 vjetësh. Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova vizituan Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë për të parë nga afër shpatën personale të Heroit Kombëtar dhe përkrenaren e tij. Ato u sollën në muzeun e Tiranës nga muzeu i Vienës në shenjë nderimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. SIGAL UNIQA ishte siguruesi dhe garantuesi për mbërritjen e tyre në Shqipëri. Plot 250,000 euro ishte primi i sigurimit, i paguar nga SIGAL, për armët e Heroit Kombëtar që kapnin vlerën e 25 milionë eurove.
Takimi në Shqipëri CEO-ve të UNIQA nga 18 shtete të ndryshme
Njohja nga afër e Shqipërisë nga drejtues të kompanisë në 18 shtete të ndryshme ishte një reklamë dhe promovim shumë i mirë për një vend të vogël si ky i yni, ndërsa takimet dhe vizitat vijuan edhe më tej.
‘Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë për CEO-n e SIGAL UNIQA Group Austria
Me rastin e 20-vjetorit të SIGAL në Shqipëri, Presidenti i Austrisë do ti akordonte CEO-s dhe themeluesit të saj, Avni Ponari, “Dekoratën e Lartë e Nderit”. Kjo është një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë për të nderuar njerëzit (nga Austria dhe jashtë) të cilët kanë kryer shërbime të merituara ndaj vendit.
Vizita e një grupi gazetarësh austriakë ishte po aq i rëndësishëm, ndërsa nuk duhen harruar as vizita e Klubit Rotarian dhe ajo e menaxherëve të marketingut të UNIQA nga 18 shtete të ndryshme.
UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vijon të sjellë te mbi 1,2 milion klientët e saj shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor” etj.
UNIQA, një garanci për tregun e sigurimeve, me ndikim edhe në ekonominë shqiptare
Të flasësh për një kompani me histori mbi 200-vjeçare, e cila ushtron aktivitetin e saj në 17 shtete europiane dhe u shërben mbi 16,5 milionë klientëve, nuk është aspak e lehtë. Por të gjithë, në Shqipëri dhe jo vetëm, janë të vetëdijshëm se impakti që “UNIQA Insurance Group” ka patur në industrinë financiare e veçanërisht atë të sigurimeve, ka qenë dhe mbetet i jashtëzakonshëm. Futja e UNIQA-s në industrinë e sigurimeve në Shqipëri ka qenë jo vetëm një garanci për tregun shqiptar, por edhe një indikator që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen dhe përmirësimin e tregut tonë të sigurimeve dhe në ndryshimin e opinionit publik për shoqërite e sigurimeve , sikundër ka ndikuar jo pak edhe në ekonominë shqiptare. Sot, edhe falë UNIQA, SIGAL UNIQA është një grupi rajonal sigurimesh, me 8 kompani në përbërje, 1.5 milionë klientë, mbi 100 milionë prime vjetore dhe 500 milionë dëme të paguara që prej vitit 1999. Kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në rajon mbetet e fokusuar dhe e angazhuar për të sjellë tek qytetarët dhe bizneset e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut produktet dhe shërbimet më novatore, në mënyrën më të lehtë e të thjeshtë të mundshme sepse me “SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku”.