Connect with us

Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Rinisë/ Ministri Hasani: Do vazhdojmë të mbështesim të rinjtë si brenda dhe jashtë vendi

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur krenarinë për potencialin e të rinjve.Sipas Hasanit, të rinjtë, kudo në Shqipëri e diasporë janë një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji.Ai ka theksuar se do të vazhdojnë mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve brenda dhe jashtë vendit.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë krenohemi me fuqinë dhe potencialin e të rinjve,si gjenerata e ardhshme e liderëve,forca shtytëse e ndryshimeve pozitive globale.Të rinjtë, kudo në Shqipëri e diasporë janë një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji.Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit.Zërat dhe veprimet tyre kanë rëndësi në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe dinamike.Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!

Advertisement