Kosova
DIVORCI/ Sarrazin nuk e beson më Kurtin, ikja që do sjellë shtrëngatë në Kosovë
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se “nuk i beson Qeverisë së Kosovës”, kur deklaron se po zhvillon “dialog ndëretnik” me serbët dhe se ka një “momentum pozitiv” për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ky mosbesim ndaj ekzekutivit kosovar, siç e shpjegoi diplomati gjerman, është rrjedhojë e hapave të paakordinuara dhe të njëanshme në Veri.
“Çdo ditë apo javë kemi masa të pakoordinuara në veri. Mendoj se është shumë e rëndësishme për nga pikëpamja ime personale që të kemi një gjendje më të mirë të komunikimit në Veri të Mitrovicës”- ka pohuar emisari gjemran
Paralajmërimi i hapjes së urës nga Kosova, në vlerësimin e Sarrazin, më shumë po bëhet për çështjen e ndarjes sesa për bashkim mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Ne jemi plotësisht të përkushtuar që Ura e Ibrit të hapet, me idenë e bashkimit të serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë. Por nga ajo që po shohim përsa i përket diskursit politik dhe ndodhive në terren, ne lidhje me veriun, po bëhet shumë e më shumë si çështje e ndarjeve, dhe në këtë kontekst çështja e hapjes së Urës nuk është më një gur themel i bashkëjetesës” – theksoi Sarrazin
Qeveria e Kosovës po insiston se ka një marrëveshje për të hapur uren mbi Iber, ujdi kjo e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas autoriteteve kosovare urat janë për të integruar komunitetet. Në anën tjetër komuniteti ndërkombëtar po kërkon që kjo çështje të diskutohet në dialog, meqë, në vlerësimin e tyre, ende s’ka momentum për një gjë të tillë.