Connect with us

Kronike

Djali grabit babain në Tiranë! Si ia mbathi pasi vodhi kasafortën plot me para dhe bizhuteri

Një 33-vjeçar ka rënën ë prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka kryer vjedhje në banesën e babait të tij. Mësohet se i riu ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Kasaforta”.

Vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement