Kronike
‘Jemi në vështirësi financiare’/ I ati i Enea Themollarit apel për ndihmë
Artur Themollari, babai i Eneas që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i tritolit më banesën e motrave Nikolli ka bërë apel për ndihmë për shkak të situatës së vështirë financiare që ata janë.
Ai ka thënë se ata janë në një gjendje të vështirë ekonomike, pasi vetëm djali i tyre i ndihmonte dhe fatkeqësisht humbi jetën në mënyrë tragjike. Më tej ai shtoi se pret që të vendoset drejtësi për djalin e tij.
“Vetëm djali na ndihmonte financiarisht ishte shembullor. Ishte fati i keq i tim biri që ishte në korridor. Jemi në një gjendje të vështirë ekonomike. Drejtësinë e kam lënë në dorë të shtetit”, tha ai.
Ndërkohë familja e të ndjerit, kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësivë financiare që ata ndodhen.
Më poshtë ju gjeni linkun që mund të kontribuoni për të ndihmuar familjen e të ndjerit: