Connect with us

Kronike

Djali iu vra në atentatin në Memaliaj/ Nëna e Marsel Çelës: Autorët të varen në sy të njerëzve

Nëna e Marsel Çelës, Fatbardha Çela, ka folur në lidhje me atentatin e 20 korrikut ku mbeti i vrarë djali i saj. Ajo ka kërkuar me ngulm dënimin e autorëve të vrasjes së të birit. Gjithashtu Fatbardha Çela ka thënë se policia deri më tani nuk ka bërë detyrën e vet. Ajo ka treguar se djali i sajsapo kishte ardhur nga Gjermania kur mbeti viktimë e atentatit në Memaliaj.

“Jemi të shqetësuar dhe vetë të pasigurtë autorët që gjuajtën duhet të varen në mes të Memaliajt dhe të jepet mesazh për të tjerët që mos të vrasin njerëz të pafajshëm. Djali më erdhi nga Gjermania për tu vrarë në Memaliaj. Punonte aty dhe kishte ndërtuar jetën. Duam që autorët të gjenden dhe te varen në sy të njerëzve”, tha ajo.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë.

Vrasja e Edmon Papës

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Vrasja e dyfishtë në Greqi

Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi.

Atentatet ndaj Andrea Kalemit

Atentati i parë ndaj Andrea Kalemit ka ndodhur më 9 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij. Më pas vetëm disa muaj më vonë në 14 dhjetor 2023, Andrea Kalemi është plagosur me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave greke kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Tentativa për vrasjen e Zamir Kalemi

Më 12 janar të vitit 2024, tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit, Zamir Kalemi. Ngjraja ndodhi në orët e mbërmjes pranë zones së Selitës, ku nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. Nga të shtënat, Kalemi mbeti i plagosur rëndë, ndërkohë që autorët disa minuta më vonë dogjën automjetin në Bërzhitë. Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk kapi organe jetike, ai u plagos vetëm në këmbë. Autorët e ngjarjes nuk u zbuluan kurrë.

Masakra e trefishtë në Memaliaj

Më 21 Korrik 2024 plani për hakmarrje nga Klani Papa ka vijuar duke vendosur si objektiv babain dhe xhaxhain e Adriatik Kalemit. Breshëria e plumbave është derdhur në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Shyqyri Kalemi së bashku me vëllanë e tij Artur Kalemin. Nga të shtënat ka humbur jetën Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin dhe një klient në lokal. Viktimat janë 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në momentin “e gabuar” pranë shënjestrës. Nga atentati ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit.

Advertisement