Connect with us

Rajon

“Djali yt ka bërë aksident, duhen 98 mijë euro”, ja si bullgarët mashtruan fieraken

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Thira të Greqisë, ku një shtetase shqiptare ra pre e mashtrimit duke i dorëzuar disa bullgarëve plot 98 mijë euro.

63-vjeçarja nga Fieri, Hatixhe Shanko ka denoncuar në policinë e Thirës se kishte marrë një telefonatë me numër të fshehtë nga një shtetase femër e identifikuar si punonjëse policie, sipas të cilës djali i Shankos, 39 vjeç, ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe për këtë duhet të paguante 98 mijë euro.

Paratë 63-vjeçarja duhet t’i linte pranë një kazani mbeturinash në rrugën “25 Marsi” 303, ashtu sikurse edhe bëri.

Pas hetimeve të kryera, policia greke ka identifikuar 4 autorët e përfshirë në mashtrim.

Ata janë Nedyalko Vasilev 27 vjeç, Borislav Bozhanov 34 vjeç, Vesela Shtiliyanova, 29 vjeç dhe Stela Vasileva 24 vjeç, të gjithë shtetas bullgarë. Përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia ka identifikuar si marrës së cantës me para 27-vjeçarin Vasilev, ndërsa të tjerë si bashkëpunëtorë në organizimin e mashtrimit.

Sipas policisë, telefonatën e ka kryer 29-vjeçarja Shtiliyanova duke pretenduar si biri i viktimës kishte shkaktuar aksident me pasojë vdekje. Në rolin e këtij të fundit ka qenë 34-vjeçari Bozhanov, i cili në telefon ka qarë duke i kërkuar “nënës” së tij shumën e parave.

Të katërt të dyshuarit janë arrestuar nga policia. 27-vjeçari Vasilev i ka dorëzuar policisë shumën prej 98 mijë e 500 eurosh, e cila më pas i është dhënë viktimës së mashtrimit.

Advertisement