Kosova
‘Djalli fshihet në detaje’/ Hisen Berisha zbërthen deklaratën e Escobar për përllogaritje të gabuar
Spektri politik dhe shoqëria civile ta mbështesin Strategjinë e PDK-së për ndaljen e qeverisë!
I dërguari special i DASH z. Escobar, bëri një deklaratë indikative citoj: “është shumë e rëndësishme për të parandaluar ndonjë përllogaritje të gabuar”, në adresë të qeveritarëve.
Nëse në mes rreshtave lëxohet diplomacia e në detaje fshihet djalli, atëherë, kjo është rezultat i marrveshjes antikushtetuese të 11 Korrikut 2023, sepse kjo marrëveshje i devalvon operacionet dhe veprimet e Policisë për shtrirje të sovranitetit.
Pra veprimet operacionale të Policisë qënkan urdhëruar nga Ministri Sveçla në bashkpunim me Kryministrin Kurti, me qëllim të arritjes së marrëveshjeve që e kufizojn sovraniterin e Kosovës dhe autoritetin kushtetues e ligjor të instuticioneve të shtetit.
Prandaj, edhe erdhi ndërhyrja e Stoltenberg, se Kosova duhet të konsultohet me kohë me Aleancën “për çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë mjedisin e sigurisë”, me kapacitetet policore të NJSO dhe FIT, krahas një dakordimi të tillë që veç ekziston për Forcën.
Në frymë të njëjtë pajtimi me Stoltenberg, reagoi edhe i dërguari i DASH për dialogun z. Escobar, i cili ndër të tjera deklaroi se, “absolutisht që e mendojmë kështu”.
Këto kerkesa kufizuese të sovranitetit politik dhe institucional, vijnë pas formalizimit me marrëveshjen e 11 Korrikut 2023, të cilën qeveria kuislinge e bëri në Bratislavë afër Moskës.
Edhe sa dëm e tradhti duhet ti bëjnë vendit kjo qeveri, që intelektualet, shoqëria civile dhe qytetarët të ndërgjegjësohen?!
Prandaj, i ftoj edhe partitë tjera opozitare dhe jo parlamentare, deputetët patriot e atdhedashës brenda pozites, të mbështesin strategjinë e PDK-së që të detyrohet vet të ndalet kjo qeveri.