Connect with us

Pinknews

Djaloshi ‘i përkëdhelur’/ Meriton Mjekiqi, i pari shqiptar i Kosovës që mund të fitojë “BBVIP”

Meriton Mjekiqi është një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ai ishte në fakt një nga emrat e parë që u zbulua se do të ishte pjesë e  këtij formati dhe duhet thënë se kurioziteti ishte që në fillim i madh.

Meritonin e kemi parë shpesh në rrjetet sociale me show-n e tij, ku ftonte artistë të rrymës rap dhe që performonin në ‘freestyle’. Një show ky që ka arritur të nxjerrë shumë emra që fituan një famë dhe sukses të jashtëzakonshëm, një ndër ta dhe Don Xhoni.

Meritoni e nisi rrugëtimin e tij jo me shumë bujë, të paktën jo në aspektin e lojës së “Big Brother VIP”. Përkundrazi ai u shfaq shumë i qetë e ndoshta ndryshe nga sa prisnin ata që e ndiqnin emisionin e tij (Brraa Brraa)… Meritoni ishte ai djaloshi ‘i përkëdhelur’ nga vajzat e shtëpisë, që deri diku nuk i interesonte shumë të bërit lojë, por ndoshta më shumë rëndësi kishte eksperienca dhe fama pse jo. Kjo deri sa ai gjeti dashurinë brenda mureve të shtëpisë dhe tregoi dhe kauzën që e shtyu drejt këtij formati…

Meritonin e kemi parë padyshim të rritet para syve të publikut, të jetë më i fokusuar se kurrë në këtë garë drejt finales, por dhe pse jo drejt fitores. E në fakt, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja dhe finalja e këtij edicioni, pritshmëritë janë tejet të mëdha për banorin. Duke parë rrugëtimin e tij, me uljet dhe me ngritjet, me të mirat e me të këqijat, Meritoni mund të jetë një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Big Brother VIP 3”. Gjë kjo që do ta bënte atë të parin shqiptar të Kosovës që do të fitonte këtë format VIP…/TAR

Advertisement