Politike
Djathtas 1912, Alibeaj: Nuk jam ushtari i askujt, ka një mobilizim ushtarak kundër nesh
Një prej themeluesve të partisë ‘Djathtas 1992’ Enkelejd Alibeaj i ftuar në Report TV, ka folur rreth largimit të tij nga Partia Demokratike dhe krijimit të partisë së re opozitare.
Alibeaj ka shprehur se nuk kishte vend për të në partinë e Berishës. Në gjykimin e tij, në atë parti nuk kishte mbetur më asnjë vlerë dhe ishte momenti për ta braktisur.
“Kur partinë e mori Berisha dhe grupi është i Berishës, unë kur kam qenë për njërin dhe tjetrin e kam bërë për vlera, në momentin që unë mendoj se s’ka vlera e braktisë.
Kam lirinë time të zgjedhjes poltike madje nga momenti që ti largohesh nuk është me e hijshme që të godasësh. Por duhet që të marrësh përsipër që të krijosh alternativën tënde dhe të mos zvarritesh për një karrige”, tha ai.
Deputeti tha se opozita ka ngritur një sulm të organizuar kundër kësaj force të re politike.
“Ka një mobilizim ushtarak për të goditur projektin tonë. Çudia më e madhe është që vjen nga një segment opozitar. Për ne ka një etje për të dal në debat me këdo.”
Enkelejd Alibeaj ka dhënë një përgjigje dhe për protestat e fundit që ka zhvilluar opozita duke thënë se për Berishën numri i përkahësve ka ardhur duke u ulur bindshëm. Ai i ka krahasuar këto tubime me ato të Lulzim Bashës ku përkrahësit kanë qenë më të lartë në numër.
“Është një segment opozitar që ka gjetur këtë trajektore të mënyrës se si mund të bëhet politikë. Është e drejta e tyre. Në protesta që unë kam qenë, të drejtuara nga Basha kanë qenë më të mëdha se këto. Pashë që kishte një rrudhje, numër i vogël mbështetësish, atëherë ka pas më shumë mbështetje”, tha Alibeaj.