Connect with us

Rajon

Dje zjarrvënës, sot ambasador në SHBA/ 15 vite nga djegia e ambasadës amerikane në Beograd

Marko Gjuriq, Petar Petkoviq e Misha Vaciq 15 vjet më parë ishin organizatorët e djegies së Ambasadës së SHBA-së në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Sipas ‘The Geopost’, katër ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë, përkatësisht me 21 shkurt 2008, në Serbi u organizua një protestë masive, e cila eskaloi në djegien e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Marko Gjuriç, Petar Petkoviç dhe Misha Vaciç – tre personat më të afërt që ka presidenti serb Aleksadër Vuçiç – ishin ndër organizatorët kryesorë të kësaj zjarrvënie të qëllimshme. Atë kohë SHBA-ja e dënoi ashpër djegien e godinës duke I bërë notë të ashpër proteste autoriteteve në Serbi.

Gjuriç, i cili aktualisht është ambasador në Uashington, si ish-drejtues i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, vazhdimisht është shpërblyer me disa poste nga presidenti serb.

Petar Petkoviç, që aktualisht drejton këtë zyrë, po ashtu ishte njëri nga organizatorët e kësaj proteste. Ai ka qenë këshilltar në kabinetin e ish-kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, për t’u zgjedhur më pas deputet në vitin 2012.

Misha Vaciç, një tjetër organizator I zjarrvënies, ka qenë lider i lëvizjes së krahut të djathtë “1389”, pastaj në vitin 2018 themeloi lëvizjen “E Djathta Serbe”. Ai shpesh ka deklaruar se  “Serbia duhet të filloj luftën për ta kthyer Kosovën ashtu sikurse Rusia pati bërë me Krimenë”.

Advertisement