Aktualitet
Djegia e makinës në Korçë, reagon babai i Klodianit: Nuk jam njeri i drogës

Familja Cacani në Korçë mohon të ketë konflikte me njeri. Familja u zgjua e tmerruar në mes të natës pasi makina e tyre, e cila ishte parkuar para shtëpisë u dogj me benzinë dhe më pas autori u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.
Babai i pronarit të mjetit, Klodianit, deklaron për mediat se nuk ka dyshime konkrete tek askush. Demir Cacani nuk e mohon faktin që djegia e makinës të jetë bërë për shkaqe zilie.
“Unë ishe duke fjetur. Në orën 01:10 dëgjova një shpërthim të vogël. U ngrita si i trembur. Kur dola në ballkon shikoj shpërthimin e madh. Dal dhe thërrita fëmijët. Dolën fëmijët në mënyrë të çrregullt se nuk dinim se çfarë të bënim. Njoftuam zjarrfikësen dhe erdhi dhe i falënderoj. Unë si kam bërë kujt keq. Konflikte jo, deri më sot jo. Unë jam njeri i punës, jo i kontrabandës, jo i drogës, jo i kumarit, duhanit dhe jo i rakisë. Tek ky dyqan kanë ngenë bukë kjo lagje. Nuk e di sa lekë kam falur. Çfarë kam pasur ua kam falur. Nga zilia. Po të ishte ashtu, unë kam pasur dy makina dhe t’ia vinte më përpara zjarrin, po pse tani, që u bënë shtatë ose tetë? U bë kjo punë. Kjo është e gjitha”, tha ai.

