Connect with us

Bota

Dnipro – Ukrainë/ Rritet numri i viktimave

Janë britmat e ekipeve të shpëtimit mbi rrënojat e një ndërtese në Dnipro. Numri i të vdekurve nga sulmi rus i së shtunës në qytetin ukrainas, ku ende banojnë rreth 1700 njerëz, është rritur në 40. Mes rrënojave, ekipet e ndërhyrjes po nxjerrin disa të mbijetuar, ndërsa për 44 të zhdukurit e tjerë, nuk ka mbetur asgjë për të bërë. Dhjetra apartamente në ndërtesë u shkatërruan, duke lënë rreth 200 njerëz të pastrehë, ndërsa mijëra kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje.

Pas sulmit, kryeministri britanik, Rishi Sunak, siguroi presidentin ukrainas se Britania e Madhe do të dërgojë tanke modern dhe sisteme të reja artilerie kurse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se armë të tjera mund të mbërrijnë së shpejti edhe nga vende të tjera perëndimore, siç kërkohet nga Volodymyr Zelensky.

Në fjalimin e tij në rrjetet sociale, presidenti i Ukrainës e cilësoi heshtjen e popullit rus si heshtja e një populli frikacak

“Përpjekja juaj për të parë atë që po ndodh, do të përfundojë vetëm me faktin se një ditë po këta terroristë do të vijnë për ju, dhe kur të arrijnë, nuk do të ketë njeri që t’ju mbrojë.”

Nga ana e saj, Moska ka bërë të ditur se objektivat e sulmeve në Dnipro si në Kiev, Kharkiv dhe Odessa kanë qenë infrastrukturat ushtarake dhe energjetike të Ukrainës dhe jo ndërtesat e banimit.  Sipas Kremlinit, autoritetet ukrainase po përpiqen të diskreditojnë Moskën. Së fundmi, shqetësuese është edhe situata në Zaporizhzhia. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Berthamore të OKB, ka planifikuar të udhëtojë në Ukrainë në përpjekje për të vendosur një prani të vazhdueshme të ekspertëve të sigurisë bërthamore në të gjitha termocentralet bërthamore në vend.

Advertisement