Connect with us

Aktualitet

Do bënte namin…Evi Kokalari vendos të tërhiqet nga politika në Shqipëri

Evi Kokalari ka vendosur që të tërhiqet nga politika në Shqipëri, pas takimeve të Foltores ku u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo shkruan se i duhet që ti kthehet jetës së saj në SHBA të cilën e kishte lënë pas dore.

Kokalari ishte zgjedhur në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, por duket se rrugës është penduar për këtë angazhim të marrë, dhe është larguar drejt SHBA-ve.

Në postimin e saj Kokalari thotë se do të vazhdojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, edhe pse jo në të njëjtën shpeshtësi si më parë.

Evi Kokalari:

Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri.

Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.

Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *