Connect with us

Kronike

‘Do hakmerrem’, postimet e shqiptarit kundër policisë italiane

Të tjera detaje janë publikuar nga mediat italiane në lidhje me 53-vjçarin shqiptar, Haxhi Çollakun, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane më 14 korrik 2023. Shqiptari përplasi me furgon një karabiniere e më pas tentoi ta godiste me thikë. Çollaku u godit nga karabinieri italian dhe më pas humbi jetën.

Media italiane Nuova Venezia i ka dedikuar një shkrim kësaj ngjarjeje, ndërsa ka shkruar për rrjetet sociale të shqiptarit dhe postimet që ai kishte publikuar pak ditë para se të ndodhte ngjarja.

Një ditë para tragjedisë ai kishte postuar një foto të tij buzë detit krahëhapur. Në të shkruante: “Kundër meje është si t’i hysh detit në këmbë”.

Një frazë është evidentuar edhe kundër policisë italiane. Ai shkruante: Shumica e policisë italiane ngatërrojnë lëndinën me murin, por me mua do të hash bar, ose do t’i biesh murit me kokë.

Ndër komentet e tij kishte edhe paralajmërime të errëta.

“Të mësova të numërosh, tani do të më bësh llogaritë”, shkruante ai.

Vetëm pak ditë para ngjarjes ai kishte bërë një tjetër paralajmërim.

“Nuk dua të provoj asgjë, dua të tregoj”, shprehej ai.

Postime të paqarta kishte postuar edhe në Prill, madje më agresive.

“Do të hakmerrem, shpresoj të takohemi së shpejti. Ose me mua, ose kundër meje”, shkruante ai.

Advertisement