Connect with us

Rajon

Do ketë trazira të brendshme/ BE me manual për pasojat e refuzimit

Nëse nuk e pranon plotësisht marrëveshjen evropiane për Kosovën, Serbia do të humbasë mbështetjen e pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Përveç kësaj, Bashkimi Evropian dhe NATO do të krijojnë mundësi që Kosova të rritet në mënyrë të pavarur, pa bashkëpunim me Beogradin.

Këto janë mesazhet kyçe të dokumentit më të fundit të diplomatëve evropianë, të cilat pretendon se i ka siguruar gazeta serbe “Nova”.

Aty përmendet gjithashtu përfundimi i integrimeve evropiane për Serbinë, izolimi dhe për herë të parë mundësia e “trazirave të brendshme”.

Në vigjilje të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet të shtunën në Ohër, gazeta serbe pretendon se ka siguruar një dokument të ri nga BE-ja, që sipas saj është hartuar nga ndërmjetësit evropianë në dialogun Kosovë-Serbi si platformë për bisedime të mëtejshme me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Me pak fjalë një manual për pasojat e refuzimit.

 

Advertisement