Politike
Do negociojmë me Edi Ramën, jo me Bashën, ai është përgjegjës për…
Ish nënkryetari i PD Edmond Spaho deklaroi në A2CNN se Partia Demokratike më mirë negocion me Edi Ramën sesa me Lulzim Bashën: “Pse të negociojmë me Lulzim Bashën? Më mirë të negociojmë me Edi Ramën. Për djegien e mandateve dhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhje, Lulzim Basha është përgjegjës”.
Spaho sulmoi partitë e reja, përfshi ato që kanë dalë nga fronti opozitar, duke i quajtur “partiçka pa strukturë” dhe “derivate të pushtetit”.
Të gjithë janë derivate të pushtetit. Janë partiçka pa strukturë. Janë një njeri, një parti. Synojnë të tërheqin sa më shumë vota nga PD-ja. Eksperienca ka treguar se këto parti kurrë nuk e kanë përmbushur misionin e tyre, siç janë krijuar edhe janë shkrirë”, tha deputeti demokrat.
Spaho shtoi se Partia Demokratike më mirë negocion me Edi Ramën sesa me Lulzim Bashën: “Pse të negociojmë me Lulzim Bashën? Më mirë të negociojmë me Edi Ramën. Për djegien e mandateve dhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhje, Lulzim Basha është përgjegjës. Marrëveshja e çadrës ishte me shumë pikëpyetje dhe efektin e dha te zgjedhjet. Më pas, djegia e mandateve ishte katastrofë politike, edhe mosmarrja pjesë në Reformën Territoriale në vitin 2014 ishte katastrofë”.
Spaho iu kthye edhe “luftës civile” në PD, për të cilën tha se ajo ngjarje tashmë është lënë pas krahëve.
“Marrëzia ishte e atij që vendosi hekura në godinën e PD, e atij që donte të mbante me forcë godinën dhe që na hodhi gaz lotsjellës neve që donim të hynim në godinën tonë. Ishte zhvilluar një Kuvend me dokumentacion të plotë dhe Lulzim Basha duhej të dorëzonte zyrat e ne të vazhdonim aktivitetin tonë. Ai zgjodhi të bënte atë që bëri. Ne i kemi diskutuar çështje të tilla dhe i kemi lënë pas këto ngjarje dhe jemi unifikuar në qëndrime”, tha Edmond Spaho.