Connect with us

Bota

DO PAQE, BEHU GATI PER LUFTE/ Giorgia Meloni citon romakët dhe i del në mbrojtje Donald Trumpit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përsëriti qëndrimin e saj mbi mbrojtjen dhe strategjinë që Evropa duhet të miratojë për të ardhmen. Ajo tha se ‘Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, ka të njëjtin mendim si romakët, se nëse dëshiron paqe, duhet të përgatitesh për luftë’ dhe se ‘Forcimi i mbrojtjes nuk është për të qenë në gjendje të sulmosh dikë, përkundrazi, besoj se kushdo që ka sisteme të forta mbrojtëse mund t’i shmangë më lehtë konfliktet e armatosura“.

“Nuk mendoj se kaosi i fazës aktuale është për shkak të presidentit amerikan Donald Trump. Është e vërtetë që situata është kaotike, por nuk po flasim për diçka që filloi sot apo me administraten e re amerikane”- ka theksuar Meloni

Sipas kreut të qeverisë italiane, “nëse Irani do të braktiste programin e tij bërthamor për përdorim ushtarak, nuk do të kishte më një kërcënim të qartë për Izraelin dhe rajonin” dhe “e vetmja gjë që do të mbetej për t’u bërë do të ishte arritja e një armëpushimi në Gaza“.

Advertisement