Kosova
Do ringrihet nga hiri/ Kurti kërkon të shkarkohet…Votat lëvizin edhe nga pushteti

Përveç Ramush Haradinajt, kërkesë për zgjedhje të parakohshme në Kosovë ka bërë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Se mund të ketë zgjedhje të reja, nuk e përjashton mundësinë edhe publicisti Shkëlzen Maliqi.
Ai tha se ka shumë mundësi që situata aktuale në vend të përfundojë me krizë të brendshme, madje edhe brenda koalicionit qeverisës, që zakonisht çon në zgjedhje.
Sipas Maliqit, edhe pse Albin Kurti Kurti vazhdimisht pohon se ka 51% të elektoratit, tashmë sapo ka nisur edhe një mobilizim i fortë i opozitës që mund ta bëjë ta mundur shkarkimin e qeverisë Kurti.
“Mendoj se ka njerëz edhe brenda maxhorancës që mund ta votojnë rrëzimin e qeverisë. Ndonjëherë krijohet përshtypja se edhe kokëfortësia e Albin Kurti ka për qëllim rrëzimin e shoqëruar me besimin e tepëruar për tu ringritur dhe rizgjedhur nga vota popullore” – deklaroi Maliqi

