Aktualitet
“Do shikoni çudira”/ Çfarë paralajmëron Shehaj për shembjen e godinave mbi 50-vjeçare
Brisida Shehaj, Koordinatorja e luftës kundër krimit dhe korrupsionit në Partinë e Lirisë, ka folur rreth vendimit të qeverisë për pallatet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar dhe do t’i nënshtrohen auditimit teknik.
Në një intervistë për gazetaren Sonila Meço ka paralajmëruar se do të bejë një analizë të thellë të kompanive që do të përfshihen në auditimin dhe rikonstruktimin e këtyre banesave.
Shehaj tha se çështja do të shkojë në SPAK dhe i ka bërë thirrje kujtdo që ka përvojë inxhinjerike t’i bashkohet për ta ndihmuar.
Kata kanë falsifikuar çdo gjë, ne kemi analizuar çdo gjë, kemi analizuar dhe kompanitë ku ndër më të famshmet është një kompani ‘Infratech’ mos gaboj. I kemi analizuar kush janë lidhjet familjare që kanë, drejtorët e bashkisë që kanë përfituar. Do shikoni çudira. Ne po bëjmë një analizë shumë të qartë sepse të gjitha këto do shkojnë në SPAK, ne nuk kemi SPAK por ne kemi vendosur që SPAK-ut t’ja lëmë letrat aty. Ne kemi nevojë për këdo që ka përvojë nga ana inxhinierike për të na ndihmuar se po analizojmë çdo prevendim, çmimi i tregut nga çmimi që marrin këta për bazë janë çmimet e një VKM-je, një udhëzimi të 2016-tës”, tha Shehaj.