Aktualitet
“Do ta fus në borxh k…”/ Si Bajri dhe Gjoka kërcënonin shefin e policisë
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga dosja “Metamorfoza”, aksion që vendosi në pranga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, një prokuror dhe biznesmenë. Në pjesën e publikuar nga gazetarja duket një komunikim mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajrit. Në bisedën e përgjuar, të dy shfaqen të zemëruar pasi një drejtues policie ka nisur një grup vëzhgimi
Pëllumb Gjoka: Në çfarë ore e ke lënë me taku nëndrejtorin?
Bajri: Më vonë *****
Pëllumb Gjoka: Thuaj përse ke nis shkresë me ardh grupet e vëzhgimit me kap me blind dhe me armë djalin e axhës, mbasi ka dal një ditë me ba xhiro. Pyete për llogari të kujt e ke bërë?
Bajri: Nuk dua ta bëj shko, do ta pyes, do ta rëndoj dhe ta fus në borxh k****. Do ja shak edhe ato *******
Pëllumb Gjoka: Shaja fort sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thelle me Bardhokun. Pyete se kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës së Licve.
Bajri: Po vëlla
Pëllumb Gjoka: Edhe diçka tjektër thuaj kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujt me lek me një që të çon letrat me më fut në burg.
“Ku ishim? Ata dinë çdo gjë. Dinë se kur do lindë gruaja e kundërshtarit. Në cilin spital e ka shtruar dhe çfarë diagnoze ka. Ata gjurmojnë këdo që ju del kundër me një informacion 100, komentojnë prenë e radhës “i ka rënë nuri i vdekjes, është bërë i bukur”, ndërrojnë vrasjet si fanellat, flasin për shefa të kalbur të cilët i merr ne pyetje krimi. Ah po, konsiderojnë si zonë të sigurtë atentati dhe qytetin e nje ish deputeti, që është dora e tyre dhe nuk do ju hyje gjemb në këmbe.