Connect with us

Politike

Do ta kërkosh Vlorën si çifuti në shkretëtirë, por…Çfarë kërkon Dule nga Berisha

Ndërsa demokratët kanë premtuar se do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, Partia Demokratike do të kujdeset që të vendosë në listë të sigurt edhe propozimet e ardhura nga aleatët. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se ende nuk janë mbyllur negociatat me PD-në, ndërsa shprehu se qarku i Vlorës synohet nga partia që ai drejton.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e di se ku e ka influencën e vet më të madhe. Këto janë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës. Pastaj, në nivel të dytë është Tirana dhe më pak, por në të gjitha rastet e rëndësishme, sepse e dimë që qoftë edhe një votë, me sistemin elektoral që kemi, ka vlerën dhe ndikimin e vet në rezultatin përfundimtar. Edhe preferencat do të ishin me të njëjtën renditje,” u shpreh  Dule.

Drejtuesi i PBDNJ-së vlerëson edhe mundësinë që i jepet për të parën herë diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, por shpreh shqetësimin se asistenca teknike nuk duhet keqpërdorur si instrument për krim zgjedhor.

Advertisement