Connect with us

Bota

“Do ta përballojnë, unë u dhashë disa këshilla”/ Aksidenti ajror me 200 viktima, mos vallë Trump u tall me Indinë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu shqetësim për rrëzimin fatal të aeroplanit në Indi të enjten dhe tha se ka premtuar mbështetjen e SHBA-së nëse është e nevojshme pas aksidentit.

Një aeroplan Boeing 787-8 Dreamliner, i cili po udhëtonte për në Londër, u rrëzua gjatë nisjes në një aeroport në qytetin perëndimor të Indisë, Ahmedabad, duke shkaktuar më shumë se 200 viktima.

“Rrëzimi i avionit ishte i tmerrshëm. Unë ua kam thënë tashmë atyre, çdo gjë që mund të bëjmë, është një vend i madh, një vend i fortë, ata do ta përballojnë, jam i sigurt.

Por u bëra të ditur se çdo gjë që mund të bëjmë, ne do të jemi atje menjëherë. Por ishte një rrëzim i tmerrshëm”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

 

 

Trump tha se “u dha atyre disa këshilla”, por nuk pranoi të tregonte se cilat këshilla ofroi.

Advertisement