Politike
Do ta shihni në vitin 2027/ Nesho: Rama është gati të sakrifikojë këdo për pushtetin

Agim Nesho foli në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që lidhen me personazhet e pushtetit tashmë në hetim nga SPAK.
Ai kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një lider që ndjek vetëm interesat personale dhe është i gatshëm të sakrifikojë bashkëpunëtorët për të mbrojtur vetveten.
Sipas Neshos, modeli i udhëheqjes së Ramës ka nxitur korrupsion dhe vjedhje, ndërsa mungesa e vizionit dhe përqendrimi tek momentet e rastësishme po e çojnë vendin drejt një krize të re në prag të vitit 2027.
“Vlerësimet e të gjithë këtyre të ashtuquajturve politikanë që vijnë në kopshtin e Edi Ramës nuk kanë asnjë rëndësi për Edi Ramën. Edi Rama shikon vetëm projektin e tij, e ka projekt personal. Është një person i cili njihet për narcizmin e tij, pra dashuron veten mbi çdo gjë. Këta janë njerëz që në momente të caktuara kanë gabuar, kanë parë modelin e Edi Ramës, sepse bashkë me të kanë kryer korrupsion, kanë vjedhur dhe e kanë ndjerë të sigurt që janë pjesë e një ekipi.
Në fakt nuk qëndron kështu, ekuacioni pritet atëherë që i madhërishmi vendos se çfarë duhet bërë. Nuk ka asnjë dyshim që ai mund të sakrifikojë çdo njeri. Tani kemi arritur në një pikë që Rama ka marrë 4 mandate. Unë mendoj që Rama e ka shumë të qartë dhe prandaj bën edhe këto idiotësirat, sepse nuk është vetëm mungesa e vizionit. Ai nuk ka vizion dhe kjo është parë. Është tepër i koncentruar në ato shanse që i jep momenti. Dihet që në 2027 do të fillojë goditja e parë, ku ai nuk mbyll dot asnjë kapitull.” – tha Nesho.

