Connect with us

Politike

‘Do të jetë fitore më shumë se…’/ Klosi parashikon rezultatin e PS-së në zgjedhjet e 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, ka parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2025. I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të merrte PS, Klosi është përgjigjur se do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik i vjetshëm, teksa ju është referuar zgjedhjeve bashkiake ku u shpreh se PS fitoi 56 nga 61 bashki.

 “Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, apo të dielën, ne kemi një sondazh të vjetshëm, ku fituam 56 bashki nga 61. Një vit më parë, sot jemi një 1 vit nga fitorja e 14 majit, ku puna e PS dhe e Ramës dha një rezultat të jashtëzakonshëm. Do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik. Nuk dyshoj se do të ketë më shumë se në zgjedhjet e fundit.”, u shpreh Klosi.

Më tej Klosi është shprehur se PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt ndërsa sa i përket drejtësisë ai shtoi se nuk ka asnjë koment vendimet e drejtësisë të asnjë lloji.

“Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur. Nuk kemi koment sa i përket raportit me drejtësinë. Tirana është qarku më i rëndësishëm në garën e ardhshme elektorale. Jemi duke u përgatitur për 2025. PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt, ndaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë është që në Tiranë të triumfojnë sërish siç triumfuam vetëm një vit më parë”, – tha Klosi.

Advertisement