Connect with us

Sport

Do të luajë Ronaldo përballë Mesit? Portugezi mëson sot përgjigjen e tamponit

Kristiano Ronaldo, por edhe Juventusi e Barcelona do ta mësojnë sot, nëse portugezi do të jetë apo jo në dispozicion, për supersfidën e mbrëmjes së nesërme, në “Allianz Stadium”. Sipas rrjetit “Sky Sport”, sulmuesi bardhezi i është nënshtruar dje provës së tamponit, rezultati i të cilit do të vijë ditën e sotme.

Në tamponin precedent që CR7 iu nënshtrua një javë më parë, ngarkesa e virusit në mushkëritë e tij ishte shumë e vogël, për të mos thënë zero, aq sa klubi i Ju- ventusit ia dërgoi testin molekular UEFA-s për të lajmëruar se futbollisti i tyre është shëruar, pa- varësisht se tamponi ka rezultuar pozitiv. Prandaj, nëse sot përgjigjja për Kristiano Ronaldon do të jetë negative, atëherë Juventusi do të mund të mbështetet te ylli i tij për supersfidën me Barcelonën dhe duelin e tij direkt me Lionel Mesin.

Kjo, falë pikës 7 të nenit 7 të protokollit UEFA, i cili hedh poshtë kryefjalën e tij, se “një futbollist mund të luajë në Champions (apo Ligë Europe), vetëm nëse rezulton negativ një javë përpara zhvillimit të ndeshjes”. Fakti që Ronaldo ka qenë
asimptomatik nga dita e parë kur ka rezultuar i infektuar (13 tetor) e deri më sot, bën që ai të jetë i grumbullueshëm nga Juventusi, për duelin në Champions me Barcelonën.

PRECEDENTËT – Juventusi dhe Barcelona kanë 13 përballje mes tyre në histori, nga të cilat 5 janë fitore e bardhezinjve, 4 të katalanasve dhe 4 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Dueli i parë është në 1/16-at e Kupës së Panaireve në 1970: në “Camp Nou” italianët fituan 2-1, rezultat që e përsëritën edhe në Torino.

Më pak fat në sfidën pasardhëse në Kupën e Kupave në 1986: në çerekfinale, në “Camp Nou” fitoi Barcelona 1-0, ndërsa në Itali “Zonja” nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Akoma më pak fat në dopiopërballjen në 1991, gjithnjë në Kupën e Kupave, e cila kujtohet në histori për golin fantastik të Baxhos me goditje dënimi, por që nuk mjaftoi për të kaluar turin duke parë humbjen 3-1 në Barcelonë.

Për përballjen e parë në Champions, duhet pritur viti 2003: pas 1-1 në “Delle Alpi”, rezultati përsëritet në Spanjë, duke shkuar në shtesë, atje ku Zalajeta vulosi kualifikimin e bardhezinjve. Duelet u intensifikuan sidomos në 5 vitet e fundit: pas finales së Berlinit, humbur 3-1 nga Juve, erdhi hak- marrja në çerekfinalet e 2017-ës. Përballjet e fundit datojnë në fazën e grupeve 2017-‘18, ku Juve humbi 3-0 në “Camp Nou” dhe barazoi 0-0 në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nuk ka mrekulli për Tiranën, Kukësi “fluturon” në finalen e Kupës, sfidon Egnatian

Kukësi është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët iu falën fitores 2-0 në aktin e parë ndaj Tiranës, teksa sot u mundëm minimalisht 1-0 në “Air Albania”. Bardheblutë shënuan në minutën e 21-të me Deliun, me një gol mjaft të bukur. Ekipi i Fagut fitoi besim për përmbysjen e madhe, duke spostuar kështu kundërshtari në gjysmëfushën e vet.

Kuksianët barazuan me Lamçen në të 45-tën, por goli u anulua për prekje me dorë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipin e Bledar Devollit që shkon kështu në finale

Një biletë për në finale preu edhe Egnatia, e cila eliminoi Vllazninë në kohën shtesë. Ndeshja e parë pati përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Loro Boriçi”, Balaj me shokë triumfuan 1-0.

Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29-të, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft ëvshtirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65-të, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot. Me këtë rezultat, ekipet iu drejtuan shtesës. Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në të 94-tën, edhe pse në inferioritet numerik, Egnatia “tundi rrjetën” në të 103-tën me Montenegron, duke “rrëmbyer” kualifikimin.

 

 

Finalja Kukësi-Egnatia do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Continue Reading

Sport

Humbje ‘e ëmbël’, Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! ‘Zonja’ është finaliste e Kupës së Italisë

Lazio fitoi 2-1 kundër Juventusit në “Olimpico”, por kjo nuk u shërbeu djemve të Igor Tudor që të eliminonin “Zonjën e Vjetër”. Falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, rezultati i kthimit edhe pse jo në favor bën që Juventusi të jetë finalisti i parë i Kupës së Italisë.

Ndeshja në Romë nisi mirë për Lazion që gjeti golin e parë me Castellanos pas vetëm 12 minutave lojë. Edhe fraksioni i dytë kishte të njëjtën melodi, me Castellanos që shënoi dopietën personale në të 48 minutë.

Pas këtij momenti “Zonja e Vjetër” u shkund dhe nisi sulmet. Duhej ndërhyrja nga stoli e Allegrit me hedhjen në fushë të Milik në vend të Vlahovic që bardhezinjtë të shënonin.

Vetëm dy minuta në fushë Milik gjeti golin e 2-1 që i dha Juves një biletë për në finalen e madhe. Tanimë bardhezinjtë presin duelin e sotëm mes Atalantës dhe Fiorentinës (0-1 ndeshja e parë) për të mësuar rivalët e finales që luhet më 15 maj në “Olimpico”. Në humbjen e Lazios Hysaj luajti 90 minuta.

Continue Reading

Sport

Kombëtarja kuqezi me 26 lojtarë në Gjermani, vendoset për zgjerimin e listës e Europianit

Ndryshime të rëndësishme për Euro 2024. Sipas lajmit të publikuar nga Sky Sports Neës, lista e të ftuarve për kombëtaret që do marrin pjesë në premierën e Europianit zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.

Në këto kushte, me shumë mundësi, trajneri i Kombëtares, Sylnvinho do të ketë më shumë mundësi zgjedhje-je dhe më pak “dhimbje koke”. Kujtojmë se tekniku kuqezi, ishte një nga dy trajnerët (së bashku me Deschamps), që ishte kundër kësaj ide-je, pasi grupi sipas tij mund të menaxhohet më mirë me 23 lojtarë.

Sugjerimi për këtë ndryshim u bë fillimisht gjatë një takimi të trajnerëve t në Dusseldorf dy javë më parë, por në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s të hënën, Sky Sports News mësoi se delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024, duke kaluar nga një limit prej 23 lojtarësh në 26.

Continue Reading

Sport

Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi

Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur.

Për raundin e 33-të në Serie A, Interi fitoi 1-2 në derbin kundër Milanit në ‘San Siro’ dhe shijon më shumë suksesin duke mundur rivalët e qytetit për herë të 6 radhazi.

Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të. Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.

Shtatë minuta në këtë duel edhe për Kristjan Asllanin, që feston titullin në fushë dhe zbret nga froni Napolin. Pasi Rrahmani festoi sezonin e shkuar me Napolin, një tjetër shqiptar është kampion i Italisë. Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.

Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Continue Reading

Sport

E gjithë bota me sytë te Milan-Inter, formacionet zyrtare të derbit të Milanos

Interi përballet me Milanin në Stadio Giuseppe Meazza (San Siro), në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët.

Një fitore eventuale e zikaltërve bën që Interi të fitojë matematikisht titullin kampion, pak javë përpara fundit. Lautaro me shokë, janë mjaft të motivuar para këtij takimi, pasi janë në kërkim të yllit të dytë në fanellë.

Në krahun tjetër, Milani do tentojë një sukses që më shumë vlen për prestigjin, sesa për kampionatin. Leao me shokë duan të prishin festës në anën tjetër të Milanos dhe për të arritur këtë, do iu duhet të bëjnë një ndeshje të madhe.

Arbitër i sfidës është caktuar Colombo, i cili ka përgjegjësinë të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Spektakël i garantuar edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve të Milano do luajnë ndeshjen e tyre në shkallët e stadiumit.

 

 

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING