Connect with us

Aktualitet

‘Do të merrni nënshtetësi dhe pensione greke nëse më votoni’, zbardhet dosja e Fredi Belerit

Euro dhe lekë, premtime për dhënien e shtetësisë greke por edhe sigurimin e pensioni nga qeveria helene; këto kanë qenë premtimet kryesore të blerjes së votave nga Fredi Beleri. Ntv.al ka zbardhur dosjen e plotë të Prokurorisë së Vlorës, lidhur me akuzat e ngritura ndaj kandidatit fitues i kualicionit “Bashkë Fitojmë”, aktualisht ndodhet në burg së bashku bashkëpuntorin e tij të ngushtë, Pandeli Kokaveshi, për të cilët tashmë dosja është rregjistruar në prokurorinë e posaçme SPAK, për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

PJESË E DOSJES: 

Sipas informacioneve të marra në përputhje me ligjin dyshohet se disa shtetas në territorin e Bashkisë Himarë, merren me aktivitet kriminal në fushën e krimeve zfjedhore dhe më konkretisht me shitblerjen e votës, duke u premtuar qytetarëve të ndrushëm ofrimin e shumave të caktuara në të holla kundrejt dhënies së votës. Dyshohet se personat e përfshirë i përkasin subjektit politik “Bashkë fitojmë” dhe deri më tani rezultojnë të jenë shtetasit Dhionisios Beleri, Sihat Guraj, Andrea Besnik Zeneli, Bledar Zihni Janushaj, Bashkim Sami Davacaj dhe Koço Minella Balla. Nga të dhënat disponohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt përfitimeve materiale të marra nga kandidati për kryetar bashkie për Kryetar Bashkie i Aleancës politike “Bashkë fitojmë” marrin shuma me vlera monetare nga kyy i fundit dhe i shpërndajnë ato kundrejt premtimit për votë nga shtetas të ndryshëm në Njësinë Administrative horë-Vramsht dhe fshatrave që përmbledh kjo njësi administrative.

Po kështu, dyshoh se shtetasi Sihat Gurajh, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Dhionisis Beleri, pasi merr shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekjë nga ky i fundit, këto shumë parash kryesisht ua jep personave të tretë që ka rekurutar për këtë qëllim në zona të ndryshme në territorin që mbulon Bashkia Himarë, të cilët dyshohen se shpërndajnë për çdo votues një shumë të përafërt me 50-200 mijë lekë të reja, ose 50-200 euro si dhe ndër favoret që këta shtetas iu kërkojnë në këmbim të votës pro subjektit të tyre është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shëndetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin grek. Këto premtime janë bërë nga kandidati Beleri.

Nga ana e drejtorisë vendore të Policisë Vlorë, më datën 8.05.2023 është referuar vepra penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe është kërkuar autorizim për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik, dilmik, audio dhe video në vende publike dhe private të shtetasit Sihat Guraj, Bashkim Davacaj, Andrea Zeneli, Koço Balla, Alfred Beleri, Bledar Janushaj për një afat 15 ditor, si dhe autorimin për kryerjen e veprimeve të stimuluara të personit të autorizuar A.R. me personat e mëpsipërm ose të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Rezultoin se pas regjistrimit të këtij procedimi penal, në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës është paraqitur dhe ka dhënë deklarime me vullnetin e tij të lirë shtetasi A.R., me banim në qytetin e himarës, i cili ka pohuar ndër të tjera se dhe nga persona pjesë e shtabit të tij elektoral, i ishin ofruar shuma monetare me qëllim që shtetasi A.R. ti përdorte për blerjen e votave tek votuesit në Bashkinë e Himarës dhe të fshatrave pjesë të kësaj Bashkie, të cilët në këmbim duhet të votonin kandiatin Beleri. Në deklarimin e tij ky shtetas ka pohuar se ishte i gatshëm që kundrejt marrëveshjes me organin procedues, të kryente veprime stimuluese me qëllim evidentimin dhe konstatimin e faktit të pohuar prej tij. Po në të njëjtën datë është autorizuar leja.

Në datë 10.05.2023, shtetasi A.R., është takuar në qytetin e Himarës, lagjia Potam, në mëngjes me shtetasin Alfred Beleri. Sipas bisedave ambientale të transkriptuara në procesverbalin e përgjimit ambiental të datës 11.05.2023, ata kanë rëndë dakord që A.R., të mblidhte emrat e personave, të cilët do të votonin pro Belerit dhe personi në fjalë të bënte një listë të emrave të këtyre votuesëve, të cilën më pas do t’ja dorëzonte Belerit. Sipas bisedës së bërë sa më sipër, po atë ditë, A.R. ka shkuar në zyrën elektorale të Belerit në qytetin e Himarës dhe ka komunikuar me sekretatren e tij duke i bërë me dije se kishte folur me Alfredin dhe po i linte listën me emrat e personave. Po atë ditë, ai ka komunikuar në telefon me Belerin dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do ta verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për t’u takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10m ata janë takuar me njëri-tjetrin në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përblerdhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R. dhe shumë monetare që duhet të përfitonte secili prej tyre në këmbëim të votës pro kandidatit Dhinision Beleri. Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar A.R. se do të paguante shumën prej 50-300 euro për A.R. nëse Beleri bindej se vota ishte hedhur pro tij. Në këtë bisedë Beleri i premton A.R. se shumën monetare do t’ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes.

Në datën 11.05.2023, në mëngjes është zhviluar jnë takim midis shtetasit A.R dhe Belerit jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, kus ipas bisedave ambientale të përgjuara, ata kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur në lidhje me listën dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën sesi do t’ja jepte shumën monetare. Shtetasi A.R. e ka pyetur hstetasin Beleri nëse do t’i mbledhë njerëzit dhe t’ja jape vetë, por ai i ka thënë që nuk meerret ai me atë punë, ndërkohë që A.R. i ka lënë një kopje të listës me emrat.

Nga ana e shërbimebe të Policisë është bërë sekuestrimi dhe më pas këqyrja e telefonit të A.R. nga ku ka rezultuar se ai ka patur komunikime të vazhdueshme me personat nën hetim Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, sipas procesverbalit të këqyrjes së aparatit telefonik. Nga të dhënat e përfituara nga kqyrja e aparatit telefonit celular të mësipërm, referuar thirrjeve hyrëse dhe dalëse, si dhe komunikimeve në rrjetin social “ëhatsApp”, rezulton se ato janë në përputhej dhe në harmoni me bisedat ambientale të përgjuara si dhe deklarimet e shtetasit A.R. 

Është bërë sekuestrimi i listës së dorëzuar nga A.R. me 13 emra dhe janë nxjerrë për ta certifikatat personale dhe kanë rezultuar se janë banorë të njësisë së qeverisjes vendorë të Bashkisë Himarë, kryesisht nga fshati Palasë, Pilur, Himarë. Është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale të A.R. dhe ai ka dhënë shpjegime të hollësishme në lidhje me dinamikën e ngjarjeve, të cilat përputhen me transkriptet e përgjimit ambiental dhe të dhënat e përftuara nga kqyrja e aparatit telefonik celeluar të këtij shtetasi. Siç rezulton e provuar vendi ku shtetasi Pendeli Kokaveshi i ka dhënë paratë shtetasit A.R. është pikërisht lokali me emrin Gelateria, në lagjen Potam në himarë, vend i cili është vëzhguar. Pandeli Kokaveshi, i cili ka deklaruar ndër të tjera se rreth orës 00.30 ka dalë nga banesa pasi është njoftuar në telefon se është arrestuar kryetari Fredi Beleri dhe është arrestuar tek sheshi para spitalit të Himarës. Ai ka shpjeguar se është pjesë e grupit të punës së kandidatit Fredi Beleri dhe është marrë vetëm me veprimtarinë e fushatës. Ëështë bërë pyetja si person ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasit Alfred Beleri, i cili ka deklaruar ndër të tjera se nuk ka lidhje me dyshimet për të cilat po hetohet.

Është bërë sekuestrimi i telefonave të shtetasit Alfred Beleri, Pandeli Kokaveshi, shtetasit A.R. kqyrja e telefonit të A.R. është bërë sekuestrimi i sendeve është bërë sekuestrimi i shumës monetare 8 kartmonedha 5.000 lekë, në shumën totale 40.000 lekë dhe fleta format A4 me listën e 13 personave. Dy persona të tjerë kanë deklaruar se ndër të tjera, i kanë shkuar në shtëpi Niko Panajotit dhe i kanë thënë që votën duhet t’ja japin Alfred Belerit dhe që do t’i jepnin 20 mijë lekë të reja.

Advertisement