Connect with us

Sport

“Do të na kishte frikë Europa nëse Shqipëria me Kosovën do të kishin një ekip”, Berisha: Kjo miqësore me atë në Zvicër janë të ndryshme

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha u shpreh në konferencën për shtyp për miqësoren me Kosovën se rezultati me “Dardanët” nuk do të ndikojë në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Ai shprehu dëshirën që Kosova dhe Shqipëria të kenë një ekip kombëtar, e cila me cilësitë që ka, do të bëhej e frikshme për të gjithë Europën.

“ Mungesat prej koronavirusit – Me siguri është situatë njësoj për të gjithë. Jemi të përgatitur për këtë ndeshje. Megjithë mungesat, të gjithë që kanë ardhur janë të vetëdijshëm. Është më mirë kur i gjithë ekipi jep maksimumin. Fitoret janë detyrim për ne.

Atmosfera – Atmosfera është gjithmonë e mirë. Kemi një kohë të gjatë bashkë, kemi filluar përgatitjet. Është i gjithë ekipi këtu. Me siguri, ajo me Kosovën do të jetë një ndeshje e mirë , është dhe pak e vështirë sepse kemi dy ndeshje të rëndësishme. Fokusi jonë do të jetë në ato dy ndeshje.

Mbrojtja – Kemi ndër mbrojtjet më të mira, janë djem të rinj. Dujke luajtur bashkë, do bëhemi më të fortë. Jemi shumë të kënaqur me ta. Kemi pësuar vetëm një gol në këto ndeshje. Ai gol me Lituaninë ishte fatkeqësi. Jo vetëm mbrojtja, por i gjihtë ekipi ka bërë mirë në mbrojtje.

Kosova – Meqë është miqësore apo vëllazërore, do të jetë takim i qetë. Po të kishim luajtur për kualifikim, që besoj do ndodhë, për ne do të ishte e vështrië, sepse e di që është vendi im Kosova si dhe Shqipëria. Kam shkuar këtu me bindjën t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Ishalla bëhet një ekip kombëtar. Po të bëhëeshin një ekip, do të na kishte frikë e gjithë Europa. Jemi në një moment të vështirë, duhet ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore.

Frikë – Nuk kam prej askujt frikë. Kosova luan shumë mirë, ka individë që duan të luajnë shumë me topin, nuk duhet të përqëndrohemi vetëm te një lojtar, por te shumë individë.

Rezultati – Me siguri nuk do ndikojë kjo ndeshje, ajo miqësore në Zvicër ishte periudhë tjetër. NDikuan shumë gjëra. Qasja në ndeshje ka qenë ndryshe nga të gjithë ekipet. Tani mendoj se ajo miqësore dhe kjo janë ndryshe. Vëmendja jonë është te të dyja ndeshjet e Ligës së Kombeve”, u shpreh portiere i Shqipërisë Etrit Berisha.

PANORAMASPORT.AL

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *