Connect with us

Bota

“Do të paguani një çmim të shtrenjtë”, Netanyahu kërcënon autorët e sulmit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të hakmerret për sulmin me dron pranë shtëpisë së tij. Netanyahu tha se atij iu bë një antetat, por shtoi se  nuk ishte në shtëpi në momentin e sulmit dhe për këtë arsye askush nuk u lëndua.

Ai e përshkroi sulmin si një “gabim serioz”, por ende nuk është i sigurt se kush e sulmoi.

“Aleatët e Iranit që u përpoqën të më vrisnin mua dhe gruan time sot bënë një gabim të rëndë. Do të paguani një çmim të rëndë. Kjo nuk do të më pengojë mua dhe Shtetin e Izraelit nga vazhdimi i luftës së drejtë kundër armiqve tanë për të siguruar të ardhmen tonë”, tha Netanyahu.

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz akuzoi aleatët e Iranit që u përpoqën si fajtorë për sulmin ndaj Netanyahut, pasi një dron goditi shtëpinë e tij private në Cezare (Izraeli qendror). Sipas tij ky është një sulm që tregon në këtë mënyrë “fytyrën e vërtetë të Iranit”.

“Aleatët e Iranit që tentuan të vrisnin kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe familjen e tij sot kanë treguar edhe një herë fytyrën e vërtetë të Iranit dhe boshtin e së keqes që ai drejton”, tha Katz në një deklaratë.

Vihet re se ushtria izraelite njoftoi më herët se kreu sulme ajrore në depo armësh dhe një qendër inteligjence të Hezbollahut në sektorin jugor të Bejrutit, një bastion i lëvizjes islamike libaneze. 

Advertisement