LAJMI I FUNDIT
Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin/ Deklarata e Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që nuk do flasë me Kurtin në asnjë mënyrë.
“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike”, tha Vuçic.
Po sot, Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.
Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ja thënë se është nevojë urgjente për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.